Dy kompani, GTS dhe Messer, e para derivate e mafias italiane, kanë monopolizuar tenderat e oksigjentit në sektorin e shëndetësisë, duke korruptuar kupolën drejtuese të Ministrisë së Shëndetësisë, QSUT-së dhe spitaleve të tjera rajonale. Dy kompanitë kanë përlarë deri më tani me tendera të paracaktuar dhe kontrata korruptive rreth 70 milionë euro.
Teksa çështja po hetohet nga SPAK për korrupsion dhe pastrim parash që në janar të vitit 2021 në bazë të procedimit penal nr.17, i datës 25.01.2021, kostoja sa vjen e rritet, pasi dy kompanitë janë aktive dhe vijojnë të përfitojnë tendera me natyrë korruptive, herë bashkë dhe herë veç e veç.
Përfituesit e dukshëm të skemës së korrupsionit janë Besnik Halili, Ardian Strazimiri, Ela Strazimiri, Dimitar Popchev, Giovanni Annoni, Matteo Fumagalli Romario, Aldo Fumagalli Romario, Maco Annoni, Filippo Annoni, Vladimir Vladimirov, Zoran Bekarovski, Stefan Alexander Messer, Albert Kaçi, Prio Bare, Ervin Tushe, Migel Zallëmi, Stojan Angjellari etj.
Zyrtarët publikë të përfshirë në manipulimin e procedurave tenderuese, me qëllim kanalizimin e parave publike tek GTS dhe Messer janë; Ogerta Manastirliu, Albana Koçiu, Gelardina Prodani, Joana Duro, Arjan Kraja, Ani Dyrmishi, Edlira Bode, Litian Broka, Rudina Degjoni, Nevila Shuke, Perin Vogli, Desantila Tahiraj, Leon Kaza, Sokol Feruni, Senad Hallunaj, Anila Kala, Greta Lena, Erjon Dhroso, Ardjan Dajti, Edlira Shkëmbi, Nadire Jani, Skënder Gkoni, Genci Hyska etj.

Njeriu kyç i pazareve dhe skemës korruptive është Besnik Halili, i njohur si Niku Ndreaghet’as, përfaqësues me prokurorë i kompanisë “GTS-Gazra Teknik Shqiptar”, shoqëri e cila është derivat i organizatës mafioze italiane “Ndreaghet’a”, bazuar në përgjimet dhe dosjet e anti-mafias italiane.

Linja tjetër përfaqësohet përmes kompanisë MESSER ALBAGAZ, me dy personazhe Ardian Strazimiri dhe Albert Kaçi, të cilët veprojnë në disa linja; korrupsion me tenderat e oksigjenit, kontrabandë, skema mashtrimi me TVSH-në me ‘ujqërit’ e hidrokarbureve dhe pastrim parash.
Kanë blerë Sotir Kllapin?
Grupi i përfituesve mblidhet sistematikisht në një restorant pranë Urës së Tabakëve në Tiranë. Aty bëhen pazaret, piketohen tenderat e radhës dhe natyrshëm flitet edhe për dosjen që ka hapur SPAK prej 4 vitesh. Anëtarët e grupit përfitues pretendojnë se e kanë mbyllur me SPAK-un, që prokurori i çështjes Sotir Kllapi po pret të harrohet edhe pak afera, për të kërkuar mbylljen e dosjes në gjykatë.

Pretendimit e grupit të hajdutëve të fondeve publike duket se kanë një bazë. Prokurori i SPAK-ut Sotir Kllapi është ngarkuar që në janar të vitit 2021 për të hetuar skemën e korrupsionit me tenderat e oksigjenit dhe pastrimin e parave. Prej katër vitesh, Kllapi mban dosjen pezull, as nuk merr të pandehur zhvatësit e parave publike me tendera korruptive, duke pastruar më pas paratë në pasuri të paluajtshme, aq nuk e dërgon çështjen për pushim në GJKKO.
Është e papranueshme dhe diskretituese edhe për vetë SPAK-un të mbash një çështje në dorë prej 4 vitesh. Nëse nuk ka fakt penal, kërkoi gjyaktës pushimin e çështjes. Nëse ka fakt penal, dërgo çështjen për gjykim. Për çfarë e mban një dosje katër vite? Çfarë veprimesh hetimore kanë diktuar një kohë kaq të gjatë?
Në skenë Ardian Strazimiri dhe Albert Kaçi
Pas tre vitesh nga nisja e hetimeve për tenderat e oksigjenit, BKH-ja ushtroi kontrolle tek bizneset e Ardian Strazimirit, një personazh i nëntokës së skemave të mashtrimit dhe pastrimit të parave, administrator dhe bashkëaksioner i kompanisë “Sofigaz”.

Kompania e Strazimirit dyshohet se fshihet pas kompanisë Messer Albagas, që po hetohet për korrupsion dhe pastrim parash nga Sotir Kllapi.
BKH-ja ka marë telefonin dhe kompjuterin e Ervin Tushes, i cili është hartuesi i specifikimeve teknike tek çdo procedurë prokurimi të fituar më pas nga GTS-Gazra Teknike Shqiptare”.
Një tjetër emër që i është marrë telefoni dhe kompjuterat është Migel Zallëmi, shefi i financës së shoqërisë “Messer Albagaz”.
Stojan Angjellari, në cilësinë e menaxherit teknik të kompanisë “Messer Albagaz”, i është marë telefoni dhe kompjuteri.
Kontroll i është bërë dhe Ela Strazimirit, specialistes së financës së shoqërisë “Messer Albagas”, e cila ka qënë në dijeni të transaksioneve fiktive të bëra midis shoqërive “Messer Albagas” dhe “G.T.S”.
Nëse BKH do të thellohet në lëvizjet e parave të kompanive Messer Albagas, G.T.S dhe Sofigaz, në skenën e pastrimit të parave dhe faturimeve fiktive do të dalë edhe kompania AP OIL, me nipt L73318601G, themeluar në 2017, me zyra qëndrore në Gjirokastër, me administrator dhe bashkëpronar Albert Kaçi, një rrufjan i kamufluar kaburantesh dhe ‘ujk i vjetër’ i skemave të mashtrimit me TVSH.
Bashkëpronari tjetër është Piro Bare, i skeduar nga organet hetimore për komtrabandë masive nafte dhe thyerjen e embargos ndaj Rusisë, por që i ka shpëtuar deri më sot ndëshkimit ligjor.
Albert Kaçi është kunati i Artan Gjokajt, i cili sipas dosjes së SPAK rezulton dora më e besuar e Arben Ahmetajt për pastrimin e parave, aferat me pasuritë publike, fshehjen e pasurive, menxhimin e bizneseve, lëvizjen e parave, organizimin e udhëtimeve jashtë vendit, mbylljen e pazareve etj.
Në bazë të indicieve dhe disa dokumenteve, hetuesit e BKH duhet të hetojnë transaksionet mes kompanisë Messer Albagas, pjesë e kartelit, dhe kompanisë AP OIL të Albert Kaçit, sidomos nga viti 2019 deri në vitin 2024.
A i ka faturuar Messer Albagas kompanisë AP OIL oksigjen dhe O2? A janë fatura reale apo fiktive? Kush përfiton nga këto faturime? Ku përfundojnë paratë?
A shkojnë më pas paratë në thesin e madh të Artan Gjokajt, i cili po bën ndërtime në Janinë?
A është rastësi që Edi Rama i besoi Ahmetajt edhe menaxhimin e parave të pandemisë?
Një hetim më i thelluar do të përfshinte verifikimin e shitjes së bombulave të oksigjenit në kohën e Covid dhe nëse janë pastruar miliona euro. Në letrat e transaksioneve shfaqet edhe Kosta Sotiri, i fabrikës së Glinës në Gjirokstër, me faturimet e gazit karbonik. Por, duket se Sotir Kllapi i ka ‘larë duart’ me këtë dosje.
Burimi: Prapaskena.com

