Një rast i dhunës në familje ka tronditur Pogradecin. Policia bën me dije se është shpallur në kërkim një 41-vjeçar, i cili akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij të mitur.
Sipas hetimeve, e mitura është pajisur menjëherë me urdhër mbrojtjeje, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore. Aktualisht vijojnë kërkimet për kapjen e autorit.
Komunikata zyrtare e Policisë:
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin R. K., 41 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij të mitur, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.”

