11.2 C
Pogradec
11.3 C
Korçë
10.7 C
Bilisht
10.1 C
Ersekë
10.4 C
Maliq
11.6 C
Liqenas
Wednesday, May 6, 2026

Protestë në Zvezdë për rrugët e dëmtuara nga punimet e ujësjellësit

- Advertisement -

Punimet për ndërtimin e ujësjellësit të ri në fshatin Zvezdë të bashkisë Maliq kanë sjellë jo pak problematika për banorët e zonës.
Rrugët e brendshme të fshatit janë dëmtuar nga ndërhyrjet, duke u kthyer në një shqetësim të madh për lëvizjen e përditshme. Kjo situatë i ka detyruar banorët të dalin në protestë këtë të shtunë, duke kërkuar ndërhyrje urgjente.

Banorët shprehen se për shkak të baltës dhe dëmtimeve, fëmijët nuk mund të luajnë jashtë, ndërsa automjetet nuk kanë mundësi të qarkullojnë nëpër rrugë. Në rastet e urgjencave shëndetësore, shtojnë ata, janë detyruar të nxjerrin të sëmurët në krahë për t’i transportuar drejt spitalit.

Nga ana tjetër, sipas të dhënave zyrtare, projekti i ujësjellësit ka një vlerë prej 58.657.043 lekësh dhe është parashikuar të zgjasë 8 muaj. Ky investim pritet t’u sjellë banorëve të Zvezdës ujin e pijshëm që u ka munguar prej më shumë se 30 vitesh, por ndërkohë komuniteti kërkon që bashkia të garantojë edhe rehabilitimin e menjëhershëm të rrugëve të dëmtuara gjatë punimeve.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit