3.3 C
Pogradec
2.7 C
Korçë
1.8 C
Bilisht
3.2 C
Ersekë
2.1 C
Maliq
3.2 C
Liqenas
Sunday, January 18, 2026

Sheshe me internet! Bashkia Pogradec njofton se fitoi projektin e ri…

- Advertisement -

Bashkia Pogradec është shpallur fituese e projektit WiFi4WB, një nismë e bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Federale e Republikës së Gjermanisë, e zbatuar përmes projektit EU4Digital.

Sipas njoftimit zyrtar, ky projekt parashikon vendosjen e pikave publike të WiFi-së falas në zona të ndryshme të qytetit. Akses në internet do të ofrohet për qytetarët, bizneset, institucionet dhe vizitorët.

Bashkia Pogradec thekson se përmes këtij projekti do të krijohet mundësi për përdorimin e internetit falas dhe të shpejtë në hapësira publike të përzgjedhura.

Reagimi i Bashkisë Pogradec:

Bashkia Pogradec shpallet fituese e projektit WiFi4WB

Bashkia Pogradec është shpallur fituese e projektit WiFi4WB, një nismë e rëndësishme e bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Federale e Republikës së Gjermanisë, e zbatuar përmes projektit EU4Digital. Ky projekt synon të ofrojë akses falas dhe të shpejtë në internet për qytetarët, duke përmirësuar cilësinë e shërbimeve digjitale dhe duke nxitur zhvillimin ekonomik e social të komunitetit. Përmes këtij projekti, do të mundësohet vendosja e pikave publike të WiFi-së falas në zona kyçe të qytetit, duke u ardhur në ndihmë të rinjve, bizneseve, institucioneve dhe vizitorëve.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit