6 C
Pogradec
4.6 C
Korçë
3 C
Bilisht
3.8 C
Ersekë
4.5 C
Maliq
4.1 C
Liqenas
Monday, January 26, 2026

Banorët e Zëmblakut në protestë për ujin e pijshë. Kryebashkiaku Topçiu: Brënda vitit mbyllet investimi…

- Advertisement -

Në fshatin Zëmblak të Bashkisë Maliq, banorët zhvilluan sot një protestë për shkak të mungesës së furnizimit me ujë të pijshëm. Sipas tyre, prej vitesh nuk është bërë asnjë investim për rrjetin e ujësjellësit, duke lënë dhjetëra familje pa ujë të mjaftueshëm për nevojat jetike.

Aktualisht furnizimi me ujë kryhet vetëm me orar dhe zgjat jo më shumë se dy orë në ditë, ndërsa një pjesë e banorëve detyrohen të shkojnë deri në fshatin Çangonj për të siguruar ujin e domosdoshëm për konsum dhe higjienë.

Banorët thonë se situata i është përcjellë autoriteteve vendore dhe Ujësjellësit të Korçës, i cili ka në administrim zonën, por deri tani nuk ka pasur asnjë reagim zyrtar.

Protestuesit kanë paralajmëruar se nëse problemi nuk merr zgjidhje, do të vijojnë me protesta të tjera, duke e cilësuar mungesën e ujit si shqetësimin kryesor që i ka shoqëruar për shumë vite.

Pas protestës së Zëmblakut, ka reaguar kryetari i Bashkisë Maliq, Gëzim Topçiu, i cili ka deklaruar se ujësjellësi i Zëmblakut është në procedurë tenderimi dhe pritet që së shpejti të nisë ndërtimi i tij, ndërsa menaxhimi do të kryhet nga Ujësjellës Kanalizime Korçë.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit