Një 18-vjeçar nga fshati Starovë i Pogradecit është proceduar penalisht, pasi u kap me armë të ftohtë.
Policia bën me dije se gjatë një kontrolli fizik ndaj shtetasit F. Z., iu gjet dhe iu sekuestrua një mjet prerës, tip thikë.
Materialet u referuan në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal për këtë shtetas. Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të rastit.
Njoftimi i plotë i Policisë së Pogradecit:
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin F. Z., 18 vjeç, banues në fshatin Starovë, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe u sekuestrua një mjet prerës thikë.

