4.3 C
Pogradec
3.3 C
Korçë
3.2 C
Bilisht
1.7 C
Ersekë
2.6 C
Maliq
4.6 C
Liqenas
Saturday, January 17, 2026

Korçë/ Policia rrugore vë në pranga dy shoferë, një i dehur dhe tjetri pa patentë…

- Advertisement -

Policia e Korçës ka arrestuar në flagrancë dy drejtues automjetesh, të cilët u kapën duke shkelur ligjin rrugor.

Sipas njoftimit zyrtar, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor vunë në pranga një 32-vjeçar nga fshati Stavraj, Librazhd, i identifikuar me inicialet A. R., pasi u konstatua duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi.

Gjithashtu, është arrestuar edhe një 54-vjeçar me banim në Korçë, me inicialet B. A., i cili u kap në timon në gjendje të dehur.

Policia apelon për respektim të rregullave të qarkullimit rrugor, duke theksuar se kontrollet do të vijojnë për parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë në rrugë.

Njoftimi i plotë i Policisë së Korçës:

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:

  • A. R. 32 vjeç, banues në fshatin Stavraj, Librazhd, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi;
  • B. A., 54 vjeç, banues në Korçë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit