Seanca për masën e sigurisë u zhvillua këtë të enjte, ku Prokuroria kërkoi “arrest me burg” për 54-vjeçarin Dritan Pino. Kërkesa u pranua nga gjykata, duke lënë në qeli këtë të fundit.
Ndërkohë, për 8 të arrestuarit e tjerë, konkretisht Petrika Ropi, Ilir Shukulli, Rafail Kocaqi, Salvi Asllan, Mihal Zhidro, Serxho Mema, Gersi Dervishi dhe Kristi Lamçe, Prokuroria kërkoi masën “detyrim paraqitje”, e cila u pranua gjithashtu nga gjykata.
Sa i përket të arrestuarit tjetër, Sotiraq Shkurti, i cili është njëkohësisht edhe i plagosur, masa e sigurisë do të zhvillohet në ambientet e spitalit rajonal të Korçës, pasi ai ndodhet ende nën kujdesin e mjekëve.
Në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjitshëm Korçë, u zhvillua sot në datën 04.09.2025 ora 10:00 seanca me objekt: “Vleftësim arrestimi në flagrancë, caktim mase sigurimi”, ndaj shtetasve D.P, I.Sh, G.D, P.R, K.L, M.Zh, S.Sh, S.A, S.M, R.K, ku gjykata në përfundim vendosi:
- Pranimin e kërkesave të Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.
- Vleftësimin si të ligjshëm të arrestimit në flagrancë të personit nën hetim D.P.
2.1. Caktimin e masës së sigurimit shtrënguese ndaj personit nën hetim D.P, atë të “Arrest në burg”, të parashikuar nga neni 238 i KPP.
2.2. Urdhërohet Policia Gjyqësore, për ekzekutimin e menjëhershëm të këtij vendimi, duke e çuar personin nën hetim D.P në një institucion paraburgimi, për të qenë në dispozicion të organit procedues. - Vleftësimin si të ligjshëm të arrestimit në flagrancë të personit nën hetim I.Sh.
3.1. Caktimin e masës së sigurimit shtrënguese ndaj personit nën hetim I.Sh, atë të “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, të parashikuar nga neni 234 i KPP.
3.2. Urdhërohet personi nën hetim I.Sh që të paraqitet pranë oficerit të policisë gjyqësore L.G në Komisariatin e Policisë Korçë, të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji në orën 10:00.
3.3. Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nën hetim I.Sh nga dhomat e paraburgimit nëse nuk mbahet i arrestuar apo i ndaluar për efekt të ndonjë procedimi tjetër apo i dënuar për ndonjë vepër tjetër penale. - Vleftësimin si të ligjshëm të arrestimit në flagrancë të personit nën hetim G.D.
4.1. Caktimin e masës së sigurimit shtrënguese ndaj personit nën hetim G.D, atë të “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, të parashikuar nga neni 234 i KPP.
4.2. Urdhërohet personi nën hetim G.D që të paraqitet pranë oficerit të policisë gjyqësore L.G në Komisariatin e Policisë Korçë, të martën e parë dhe të tretë të çdo muaji në orën 09:00.
4.3. Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nën hetim G.D nga dhomat e paraburgimit nëse nuk mbahet i arrestuar apo i ndaluar për efekt të ndonjë procedimi tjetër apo i dënuar për ndonjë vepër tjetër penale. - Vleftësimin si të ligjshëm të arrestimit në flagrancë të personit nën hetim P.R.
5.1. Caktimin e masës së sigurimit shtrënguese ndaj personit nën hetim P.R, atë të “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, të parashikuar nga neni 234 i KPP.
5.2. Urdhërohet personi nën hetim P.R që të paraqitet pranë oficerit të policisë gjyqësore L.G në Komisariatin e Policisë Korçë, të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji në orën 09:00.
5.3. Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nën hetim P.R nga dhomat e paraburgimit nëse nuk mbahet i arrestuar apo i ndaluar për efekt të ndonjë procedimi tjetër apo i dënuar për ndonjë vepër tjetër penale. - Vleftësimin si të ligjshëm të arrestimit në flagrancë të personit nën hetim K.L.
6.1. Caktimin e masës së sigurimit shtrënguese ndaj personit nën hetim K.L, atë të “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, të parashikuar nga neni 234 i KPP.
6.2. Urdhërohet personi nën hetim K.L që të paraqitet pranë oficerit të policisë gjyqësore L.G në Komisariatin e Policisë Korçë, të hënën e dytë dhe të katërt të çdo muaji në orën 09:00.
6.3. Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nën hetim K.L nga dhomat e paraburgimit nëse nuk mbahet i arrestuar apo i ndaluar për efekt të ndonjë procedimi tjetër apo i dënuar për ndonjë vepër tjetër penale. - Vleftësimin si të ligjshëm të arrestimit në flagrancë të personit nën hetim M.Zh.
7.1. Caktimin e masës së sigurimit shtrënguese ndaj personit nën hetim M.Zh, atë të “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, të parashikuar nga neni 234 i KPP.
7.2. Urdhërohet personi nën hetim M.Zh që të paraqitet pranë oficerit të policisë gjyqësore L.G në Komisariatin e Policisë Korçë, të premten e parë dhe të tretë të çdo muaji në orën 09:00.
7.3. Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nën hetim M.Zh nga dhomat e paraburgimit nëse nuk mbahet i arrestuar apo i ndaluar për efekt të ndonjë procedimi tjetër apo i dënuar për ndonjë vepër tjetër penale. - Vleftësimin si të ligjshëm të arrestimit në flagrancë të personit nën hetim S.Sh.
8.1. Caktimin e masës së sigurimit shtrënguese ndaj personit nën hetim S.Sh, atë të “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, të parashikuar nga neni 234 i KPP.
8.2. Urdhërohet personi nën hetim S.Sh që të paraqitet pranë oficerit të policisë gjyqësore E.M në Komisariatin e Policisë Korçë, të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji në orën 10:00.
8.3. Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nën hetim S.Sh nga dhomat e paraburgimit nëse nuk mbahet i arrestuar apo i ndaluar për efekt të ndonjë procedimi tjetër apo i dënuar për ndonjë vepër tjetër penale. - Vleftësimin si të ligjshëm të arrestimit në flagrancë të personit nën hetim S.A.
9.1. Caktimin e masës së sigurimit shtrënguese ndaj personit nën hetim S.A, atë të “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, të parashikuar nga neni 234 i KPP.
9.2. Urdhërohet personi nën hetim S.A që të paraqitet pranë oficerit të policisë gjyqësore E.M në Komisariatin e Policisë Korçë, të hënën e dytë dhe të katërt të çdo muaji në orën 09:00.
9.3. Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nën hetim S.A nga dhomat e paraburgimit nëse nuk mbahet i arrestuar apo i ndaluar për efekt të ndonjë procedimi tjetër apo i dënuar për ndonjë vepër tjetër penale. - Vleftësimin si të ligjshëm të arrestimit në flagrancë të personit nën hetim S.M.
10.1. Caktimin e masës së sigurimit shtrënguese ndaj personit nën hetim S.M, atë të “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, të parashikuar nga neni 234 i KPP.
10.2. Urdhërohet personi nën hetim S.M që të paraqitet pranë oficerit të policisë gjyqësore E.M në Komisariatin e Policisë Korçë, të premten e parë dhe të tretë të çdo muaji në orën 09:00.
10.3. Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nën hetim S.M nga dhomat e paraburgimit nëse nuk mbahet i arrestuar apo i ndaluar për efekt të ndonjë procedimi tjetër apo i dënuar për ndonjë vepër tjetër penale. - Vleftësimin si të ligjshëm të arrestimit në flagrancë të personit nën hetim R.K.
11.1.Caktimin e masës së sigurimit shtrënguese ndaj personit nën hetim R.K, atë të “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, të parashikuar nga neni 234 i KPP.
11.2.Urdhërohet personi nën hetim R.K që të paraqitet pranë oficerit të policisë gjyqësore E.M në Komisariatin e Policisë Korçë, të premten e dytë dhe të katërt të çdo muaji në orën 09:00.
11.3.Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nën hetim R.K nga dhomat e paraburgimit nëse nuk mbahet i arrestuar apo i ndaluar për efekt të ndonjë procedimi tjetër apo i dënuar për ndonjë vepër tjetër penale. - Në zbatim të nenit 466 të KPP dhe nenit 22 të ligjit nr. 79/2020, “Mbi ekzekutimin e vendimeve penale”, urdhërohet Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë dhe Policia Gjyqësore, për ekzekutimin e menjëhershëm të këtij vendimi.
- Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga dita e nesërme e njoftimit të vendimit.

