Ndërron jetë gjatë rrugës për në spitalin e Traumës e moshuara Manushaqe Gjoka, e cila u përplas në aksin Pogradec–Lin mëngjesin e sotëm. Burime konfirmojnë se e moshuara ndodhej në gjendje të rëndë dhe do të dërgohej drejt spitalit të kryeqytetit, por fatkeqësisht ndërroi jetë në afërsi të qytetit të Elbasanit. Mësohet se ajo ishte nga Durrësi dhe kishte ardhur për pushime në Pogradec.

