17.9 C
Pogradec
15.8 C
Korçë
15.8 C
Bilisht
15.3 C
Ersekë
15 C
Maliq
17.4 C
Liqenas
Friday, June 19, 2026

Korçë/ 26-vjeçari inskenon plagosjen, arrestohet nga Policia

- Advertisement -

Policia e Korçës ka vënë në pranga një 26-vjeçar, pasi u kap në flagrancë duke bërë një kallëzim të rremë për një ngjarje të sajuar.

Sipas njoftimit zyrtar, Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin B. H., 26 vjeç, banues në Korçë, pasi dje, ka kallëzuar se e kishte goditur një shtetas i panjohur, por nga veprimet hetimore rezultoi se ishte vetëdëmtuar në dorë, me mjet prerës thikë.

Policia sqaron se pas hetimeve dhe verifikimeve të kryera, u konstatua se i riu kishte inskenuar një ngjarje të dhunshme për të justifikuar plagët që i kishte shkaktuar vetes.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme ligjore.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit