Sistemi arsimor parauniversitar po pëson tkurrje të fortë. Të dhënat e Institutit të Statistikave tregojnë se rreth 11 mijë fëmijë munguan vitin shkollor që mbyllëm krahasuar me atë të një viti më parë. Uljen më të ndjeshme e ka përjetuar arsimi bazë. Rreth 7 mijë nxënës në arsimin 9-vjeçar dhe 2565 gjimnazistë më pak kishte në bankat e shkollës në 2025, krahasuar me vitin e shkuar.Rënia e regjistrimeve në shkolla më 2.6% përllogaritur më vitin e kaluar duke shkuar numri në total në gati 406 mijë, në vlerësimin e ekspertes së edukimit Suela Koçibellinj është rezultat i nënvlerësimit të shifrave të pakësimit të fëmijëve ndër kohë, duke pasur edhe mungesë të një strategjie të dedikuar mbi këtë fenomen./topchannel

