25.5 C
Pogradec
25.2 C
Korçë
25 C
Bilisht
24 C
Ersekë
24.4 C
Maliq
26.1 C
Liqenas
Monday, June 29, 2026

Turistët dynden drejt bregdetit shqiptar: Mezi presim ta vizitojmë! Radhë në Qafë Thanë, 30 mijë udhëtarë kanë hyrë në 3 ditët e fundit

- Advertisement -

Pika e kalimit kufitar e Qafë Thanës, ditëve të fundit, po përballet me një fluks të lartë hyrjesh dhe daljesh nga Shqipëria në drejtim të Maqedonisë së Veriut dhe anasjelltas. Shumica e kalimtarëve janë shtetas të huaj që kalojnë tranzit nëpër Maqedoninë e Veriut për të arritur në bregdetin shqiptar, si dhe shqiptarë nga Maqedonia e Veriut, të cilët më së shumti zgjedhin Durrësin dhe Vlorën për të kaluar pushimet.

Pritjet në pikun e fluksit arrijnë deri në 40 minuta, ndërsa autoritetet shqiptare po punojnë me kapacitet të plotë të sporteleve dhe me procedurë të përshpejtuar për të shmangur radhët e gjata. Dogana e Qafë Thanës mbetet pika e kalimit kufitar me numrin më të lartë të kalimeve ndër doganat e juglindjes, ku vetëm gjatë tre ditëve të fundit kanë kaluar mbi 30 mijë udhëtarë. Fluksi pritet të mbetet i lartë deri në fund të muajit gusht.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit