9.3 C
Pogradec
9.2 C
Korçë
8.7 C
Bilisht
8.4 C
Ersekë
8.3 C
Maliq
9.6 C
Liqenas
Friday, May 15, 2026

Pogradeci, destinacioni i preferuar këtë verë! Turistë vendas dhe të huaj zgjedhin bregliqenin…

- Advertisement -

Qyteti bregliqenor i Pogradecit është kthyer tashmë në një nga destinacionet kyç të turistëve. Klima e freskët, ushqimi cilësor dhe qetësia kanë bërë që këtë sezon veror Pogradeci të jetë i rezervuar plotësisht.

Nënkryetarja e Bashkisë Pogradec, Entela Gusho, tregon për MCN që Bashkia Pogradec është siguruar të marrë masat për një sezon të pastër dhe tërheqës turistik, gjithashtu edhe me praninë e plazheve publike dhe një hapësirë të dedikuar për personat me aftësi të kufizuara.

Ajo tregon që hoteleria në qytetin bregliqenor, gjithashtu edhe bujtinat nga vija liqenore Lin-Tushemisht, janë të rezervuara plotësisht për muajt korrik dhe gusht. Ndërkohë, Gusho tregon që bashkia për këtë sezon është kujdesur për të ruajtur standardet e çmimeve.

Nerta Torollari tregon se turistët më të shpeshtë që zgjedhin Pogradecin për të kaluar verën e nxehtë janë turistët e huaj, ndërsa vizitorët shqiptarë vijnë kryesisht nga vendet më të nxehta të vendit tonë: Elbasani, Tirana, Durrësi. Ndërkaq, ajo theksoi që tani është shumë e vështirë që dikush të gjejë dhoma bosh, pasi çdo gjë është e prenotuar plotësisht.

Në qytetin e Pogradecit, kapacitetet e ambienteve të shërbimeve janë: 43 bar-restorante, 39 hotele, 848 dhoma dhe rreth 2000 shtretër, gjithashtu 94 njësi akomoduese që operojnë me Booking. Ndërkohë, në kulmin e sezonit turistik, turistë të shumtë kanë zgjedhur Pogradecin si një destinacion për të kaluar verën e nxehtë.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit