4.2 C
Pogradec
3.5 C
Korçë
3.6 C
Bilisht
0.9 C
Ersekë
2.6 C
Maliq
5.2 C
Liqenas
Thursday, January 15, 2026

Qafë-Thana “i merr shpirtin” kalimtarëve, rradhë kilometrike dhe pritje të gjata…

- Advertisement -

Në pikën kufitare të Qafë Thanës është regjistruar sot një fluks i lartë automjetesh, duke krijuar radhë të gjata pritjeje që shtrihen me kilometra. Pjesën më të madhe të kalimtarëve e përbëjnë shtetas të huaj dhe shqiptarë nga Maqedonia e Veriut, të cilët po kthehen nga pushimet në bregdetin shqiptar.

Sipas drejtuesve të automjeteve, pritjet janë të gjata dhe krijojnë vonesa të ndjeshme, ndërsa si shkak kryesor përmendet pala maqedonase, e cila sipas tyre nuk po rakordohet me autoritetet shqiptare për të aplikuar një procedurë të përshpejtuar kalimi.

Sezoni i verës ka sjellë rritje të ndjeshme të qarkullimit në këtë pikë kufitare, sidomos nga pushuesit që zgjedhin të vizitojnë Shqipërinë për udhëtime ditore apo fundjave.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit