-5.8 C
Pogradec
-5.5 C
Korçë
-5.3 C
Bilisht
-5.8 C
Ersekë
-6.6 C
Maliq
-4.8 C
Liqenas
Monday, January 12, 2026

Festivali ‘Meet Prespa’ bën bashkë artistët më të mirë të folkut në ‘zemër’ të liqenit

- Advertisement -

Prespa u shndërrua në një skenë të gjallë shumëngjyrëshe, ku kultura dhe tradita kapërcyen kufijtë administrativë për të sjellë një festë të vërtetë bashkimi dhe diversiteti. Festivali “MEET” Prespa u zhvillua me sukses, duke mbledhur së bashku komunitete nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut në një atmosferë festivali të rrallë për rajonin.

Në qendër të festivalit ishin muzika tradicionale, vallet popullore dhe artizanati vendor, që u prezantuan nga dhjetëra grupe artistike nga të dy anët e liqenit. Performancat folklorike morën duartrokitje të zjarrta nga publiku, ndërsa ekspozitat e produkteve artizanale dhe ushqimeve tradicionale tërhoqën interesin e vizitorëve vendas dhe të huaj.

Sic e permendin edhe pjeswmarrwsit, Prespa ka nevoje pwr aktivitete tw tilla qw traditat e tyre tw ruhen dhe tw pwrcillen brez pas brezi.

Aktiviteti u mbyll me pjesëmarrje të lartë dhe vlerësime pozitive nga të gjithë pjesëmarrësit. Organizatorët shprehën gatishmërinë për ta kthyer festivalin në një traditë të përvitshme në rajon.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit