4.2 C
Pogradec
3.5 C
Korçë
3.6 C
Bilisht
0.9 C
Ersekë
2.6 C
Maliq
5.2 C
Liqenas
Thursday, January 15, 2026

Ylli Baka ndez atmosferën në sheshin “Odeon”! Pogradeci feston me muzikë popullore dhe turistë të shumtë

- Advertisement -

Koncerti i shumëpritur me këngëtarin e njohur të muzikës popullore, Ylli Baka, ka mbyllur me sukses një tjetër natë të kalendarit kulturor veror në Pogradec, duke mbledhur qindra qytetarë dhe turistë në një atmosferë festive që zgjati deri në orët e vona.

Sheshi “Odeon” u mbush plot, ndërsa publiku këndonte dhe vallëzonte nën tingujt e këngëve të njohura tradicionale. Me interpretimin e tij karakteristik, Baka krijoi një lidhje të veçantë me audiencën, duke sjellë emocione të forta dhe duke kthyer natën në një festë të vërtetë popullore.

Vetë këngëtari u shpreh se ishte një mbrëmje e veçantë për të, duke theksuar se energjia e publikut dhe mikpritja pogradecare e bënë këtë koncert të paharrueshëm.

Ndërkohë, drejtori i Qendrës Kulturore, Eritan Kamolli, nënvizoi rëndësinë e aktiviteteve të tilla për promovimin e turizmit kulturor në qytet. Ai shtoi se Pogradeci po vijon me një kalendar të pasur eventesh gjatë gjithë verës, me qëllimin për të tërhequr sa më shumë vizitorë dhe për të ofruar alternativa të larmishme argëtimi.

Mbrëmja me Ylli Bakën është vetëm një nga shumë aktivitetet që po gjallërojnë qytetin buzë liqenit, duke e kthyer Pogradecin në një destinacion të preferuar për pushuesit vendas dhe të huaj.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit