17.8 C
Pogradec
17.1 C
Korçë
17.3 C
Bilisht
17 C
Ersekë
16.1 C
Maliq
18.5 C
Liqenas
Tuesday, June 23, 2026

Dita fushore në Korçë, Denaj: Identifikim i kultivarëve më të përshtatshëm për klimën dhe terrenin lokal

- Advertisement -

ATSH/ Përdorimi i teknologjive dhe praktikave inovative është hapi i duhur për fermerët, në përmirësimin e prodhimit vendas.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj ndau në rrjete sociale momente nga dita fushore në Qendrën Transferimit të Teknologjive Bujqësore, në Korçë.

Në fokus ishte demonstrimi vjetor për kultivatet eksperimentale të elbit, grurit, patates dhe fasules, duke krijuar një hapësirë bashkëpunimi dhe shkëmbimi praktik për fermerët e zonës.

Sipas saj, rezultatet e arritura do të ndihmojnë fermerët në zgjedhjen e kultivarëve më të mirë për prodhim të lartë dhe qëndrueshmëri.

“Synojmë identifikimin e kultivarëve më të përshtatshëm për klimën dhe terrenin lokal. Dita fushore shërben si një hap konkret drejt rritjes së produktivitetit, uljes së kostove dhe përmirësimit të cilësisë së prodhimeve bujqësore, në mënyrë që fermerët të përfitojnë zgjidhje të reja për kultivim të qëndrueshëm dhe të orientuar drejt tregut”, tha Denaj.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit