Një vatër zjarri është aktivizuar pak minuta më parë në një sipërfaqe me shkurre mbi fshatin Hudënisht të Pogradecit. Aktualisht, vatra është ende aktive, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur edhe forcat zjarrfikëse të Pogradecit.
Për shkak të terrenit malor, ndërhyrja për neutralizimin e flakëve paraqet vështirësi, ndërsa zjarri po përhapet edhe nga era që fryn në zonë.

