1.5 C
Pogradec
1.6 C
Korçë
0.6 C
Bilisht
1.5 C
Ersekë
0.6 C
Maliq
1.9 C
Liqenas
Thursday, January 22, 2026

Pogradec/ Trotuarët e bllokuar me leje dhe bedanat. Përfitues dhe zyrtarët vendor… A do urdhëroj Rama heqjen e tyre?

- Advertisement -

Në qytetin e Pogradecit, ku liqeni fton çdo vizitor me hijeshinë e tij të përjetshme, ndodhin paradokse që shkatërrojnë jo vetëm estetikën urbane, por edhe moralin qytetar. Dy ditë më parë, Bashkia e Pogradecit ndërmori një aksion për lirimin e hapësirave publike nga zaptuesit pa leje, një veprim që në dukje duket si rikthim në rend dhe ligjshmëri. Por në të vërtetë, ky aksion ngre më shumë pikëpyetje sesa jep përgjigje. Ndërsa problem nuk ishin të paligjshmit, por ata që kanë një leje.

Sepse e vërteta është kjo: hapësirat publike në qytet nuk janë më të tilla. Ato janë rrëmbyer, ndarë, shitur, përdorur si monedhë këmbimi për interesa të ngushta, herë me letra në dorë e herë me lidhje të padukshme por të fuqishme. Bashkia e Pogradecit,  institucioni që duhet të jetë garant i barazisë qytetare dhe ruajtës i pronës publike, ka dhënë leje shfrytëzimi pa kriter në të gjithë qytetin. Në shumë raste, nuk janë “zaptuesit pa leje” që kanë dëmtuar më shumë, por pikërisht ata që mbajnë në dorë një copë letër të quajtur “leje” e që janë lejuar të shtrihen mbi trotuare, lulishte, kënde lojërash dhe hapsira pushimi.

Nëse shëtit sot në qytet, do të shohësh se bedanat dhe platformat e improvizuara të sezonit turistik janë ndërtuar mbi hapësira të gjelbërta, se tavolinat e kafeneve janë shtrirë përtej çdo kufiri të arsyes, e se dyqanet e improvizuara në kontenierë zënë vend aty ku më parë kalonin nënat me fëmijë apo të moshuarit. Dhe kjo ndodh jo nga pakujdesia e bizneseve, por nga një sistem lejesh që shërben më shumë për të shpërblyer aleatë politikë apo miq të administratës se sa për të ndërtuar një qytet të rregullt dhe të përbashkët.

Edhe pse ky është viti i fundit i të ashtuquajturve “bedana”, simboli sezonal i tregut të përkohshëm, përsëri mbingarkesa është alarmante. Me dhjetëra struktura të përkohshme e të improvizuara janë ngjitur kudo, shpesh pa përputhje me planin urbanistik dhe në shkelje të çdo standardi estetik apo funksional. Më keq akoma, një pjesë e mirë e tyre i përkasin zyrtarëve vetë ose janë ngritur nga biznesmenë të lidhur ngushtë me administratën vendore.

Javën e ardhshme pritet që kryeministri Rama të vizitojë Pogradecin dhe nuk dihet ç’qëndrim do të mbajë ai kur të shohë bedanat dhe lokalet që kanë “shkelur” trotuarët? A do të ketë një kërkesë për dorëheqje për drejtorin e urbanistikës në këtë bashki?

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit