4.4 C
Pogradec
4.8 C
Korçë
5.2 C
Bilisht
3.3 C
Ersekë
3.3 C
Maliq
6 C
Liqenas
Wednesday, February 18, 2026

“Liqeni i Pogradecit” Shqipëria po humb një thesar të UNESCO-s. Kush do mbajë përgjegjësi…?

- Advertisement -

Shqipëria po humb një thesar të UNESCO-s

Këto janë disa nga ndërtimet e planifikuara nga @AADF (Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim) në zonë e mbrojtur “Liqeni i Pogradecit” – të shpallur si pasuri botërore e UNESCO-s.

Investimet e planifikuara për tu zhvilluar nga AADF – janë ndërtime me intensitet të madh – struktura gjigande prej betoni në zemër të zonës së mbrojtur.

UNESCO pritet të miratojë këto ditë vendimin paraprak 47 COM 7B.54, i cili rekomandon që Trashëgimia Natyrore dhe Kulturore e Rajonit të Ohrit (Shqipëri/Maqedonia e Veriut) të përfshihet në Listën e Trashëgimisë në Rrezik.

Arsye kryesore:

• Projekte ndërtimi dhe zhvillimi, të ndërmarra pa vlerësim të ndikimit dhe pa njoftim paraprak ndaj UNESCO-s.

• Rrezik i madh për Vlerën Universale të Jashtëzakonshme (OUV) të liqenit.

Si shumë problematike për pjesën shqiptare të liqenit shihen:

1. Urbanizimi i paligjshëm dhe mungesa e ndryshimeve në planet urbanistike.

2. Përgjigje negative ndaj kërkesave të UNESCO-s për të:

• Hequr mundësinë për zhvillim urban përgjatë bregut Pogradec–Tushemisht dhe në Lin;

• Ndaluar ndërtimin në kodrën mbi Parkun e Drilonit;

• Ndaluar zhvillimin urban në zonën rurale midis Tushemishtit dhe Drilonit.

3. Mungesa e Vlerësimeve Mjedisore Strategjike dhe Vlerësimeve të Ndikimit në Mjedis (SEA/EIA).

Gjatë ditëve në vijim të sesionit, Komiteti i UNESCO-s do të votojë për:

• Përfshirjen zyrtare të Ohrit në listën e rrezikut (47 COM 7B.54),

• Kërkesën për masa dhe raportim nga shtetet (47 COM 7B.56),

• Amendamentin e propozuar nga Maqedonia e Veriut, në përpjekje për të anuluar përfshirjen në atë listë (nuk ka ndonjë përpjekje të tillë nga Shqipëria).

Nëse nuk ndodh një kthesë e papritur, Liqeni i Ohrit do të shpallet Trashëgimi Botërore në Rrezik për herë të parë.

Kjo është vetëm njëra nga pasojat e amendimit të ligjit “Për zonat e mbrojtura” vitin e kaluar.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit