3.8 C
Pogradec
3.3 C
Korçë
2.5 C
Bilisht
2.4 C
Ersekë
2.6 C
Maliq
3.7 C
Liqenas
Friday, March 13, 2026

Devoll/ Gjendet i pajetë 70-vjeçari i humbur prej ditësh, dyshime për vetëvrasje ose aksident

- Advertisement -

Pas disa ditësh kërkimesh, është gjetur i pajetë shtetasi Jashar Spaho, 70 vjeç, nga Devolli, i cili ishte raportuar i humbur që më datë 28 qershor nga familjarët e tij. Trupi i tij u gjet këtë të martë në lumin Devoll, në segmentin midis fshatit Tren dhe Bitinckë.

Familjarët kishin ngritur shqetësimin edhe në media, duke bërë thirrje për ndihmë në gjetjen e të moshuarit. Fatkeqësisht, kërkimet përfunduan tragjikisht.

Sipas burimeve zyrtare, hetimet paraprake janë fokusuar në dy pista kryesore: atë të vetëvrasjes si dhe të rrëzimit aksidental në lumë, që ka sjellë më pas mbytjen dhe humbjen e jetës. Policia e Devollit po vijon hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes, ndërkohë që trupi është dërguar në morg për kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore.

Ngjarja ka tronditur komunitetin lokal dhe ka rikthyer në vëmendje nevojën për reagim të shpejtë dhe bashkëpunim në rastet e humbjeve të personave të moshës së tretë.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit