Ndahet nga jeta mësuesi dhe trajneri i njohur Arben Mato – Pogradeci në zi për humbjen e një figure të dashur arsimore e sportive
Pogradeci është tronditur sot nga lajmi i ndarjes nga jeta të profesor Arben Matos, një emër i respektuar në komunitetin arsimor dhe sportiv të qytetit.
Arben Mato ishte mësues i edukimit fizik, ish-lojtar i ekipit të basketbollit të Pogradecit dhe një trajner i përkushtuar për brezat e rinj në këtë disiplinë. Me përkushtim të veçantë, që në moshë të re, ai u mësoi fëmijëve dashurinë për sportin që ai vetë e deshi aq shumë – basketbollin.
Në një postim ngushëllimi nga shkolla “Koli Gusho”, ku ai ka dhënë kontributin e tij ndër vite, thuhet se profesori këtë vit kishte mbyllur pensionin dhe pritej të shijonte me qetësi një fazë të re të jetës. Por fati nuk deshi kështu.
“Do të na mungojë si koleg, si mik, si njeri me humorin e vet të veçantë, gjithmonë me ndonjë batutë gati që të sillte buzëqeshje,” thuhet në mesazhin e shpërndarë nga shkolla, ndërsa mesazhi përfundon me fjalët prekëse: “Pushofsh në paqe, profesor.”
Zyra Vendore Arsimore në Pogradec i ka shprehur ngushëllimet më të ndjera familjes, miqve dhe gjithë kolegëve të Arben Matos, duke vlerësuar kontributin e tij të pashlyeshëm në edukimin fizik dhe jetën sportive të qytetit.

