-1.6 C
Pogradec
-3 C
Korçë
-3.6 C
Bilisht
-4.1 C
Ersekë
-3.2 C
Maliq
-1.9 C
Liqenas
Wednesday, January 14, 2026

Pogradec / Nis lirimi i hapësirave publike! Largohen subjektet pa leje në Sheshin “Europa” dhe pranë Qendrës Kulturore…

- Advertisement -

Në qytetin e Pogradecit ka nisur sot një aksion i gjerë për lirimin e hapësirave publike, i zhvilluar nga Agjencia e Mbrojtjes së Territorit në bashkëpunim me Policinë Bashkiake. Objekt i këtij ndërhyrjeje janë bërë subjektet private që shfrytëzojnë trotuaret apo zona publike për veprimtari ekonomike në mënyrë të paligjshme, si dhe automjetet e parkuara gabimisht në vendet publike.

Drejtori i Agjencisë së Mbrojtjes së Territorit pranë Bashkisë së Pogradecit, Markel Hafesllari, i cili ka drejtuar aksionin, theksoi se ndërhyrja vjen në kuadër të sezonit turistik veror, me qëllim sigurimin e një mjedisi të rregullt dhe të qasshëm për qytetarët dhe vizitorët. Ai u shpreh se bizneset ishin njoftuar më herët për të liruar hapësirat publike që kishin zaptuar, por mospërfillja e këtij urdhri ka sjellë ndërhyrjen e detyruar nga ana e autoriteteve bashkiake.

“Agjencia e Mbrojtjes së Territorit ka marrë një aksion për lirimin e hapësirave publike në të gjithë qytetin. Ky do të jetë një aksion në vazhdim. I lutem të gjithë qytetarëve të na kuptojnë dhe të lirojnë vendet, sepse në të kundërt do të merren masa administrative nga ana e Policisë Bashkiake. Ky monitorim do të jetë gjatë gjithë sezonit turistik, duke filluar nga Sheshi “Europa” dhe në të gjithë qytetin e Pogradecit.

Është lënë një paralajmërim, nuk i kanë hequr vetë dhe ka ndërhyrë Policia Bashkiake bashkë me Inspektoriatin për lirimin e hapësirës në Sheshin “Europa”. Nga verifikimet e Policisë Bashkiake, nuk kanë pasur lejet përkatëse dhe është bërë ndërhyrja në largimin e tavolinave, çadrave.

Patjetër që do të jetë në të gjithë qytetin e Pogradecit, do të jetë edhe në zonën e Tushemishtit dhe në shëtitore, në të gjithë qytetin. Momentalisht po kontrollojmë vetëm bizneset që nuk kanë leje, por do të kontrollohen të gjitha bizneset, edhe ato që kanë leje. Kush ka dalë jashtë lejes, do të merren masa administrative deri në vendim prishjeje nga ana e IMT-së.” Deklaroi Hafesllari

Hafesllari shtoi se kontrollet nuk do të përjashtojnë as subjektet që zotërojnë leje zyrtare, të cilat gjithashtu do të verifikohen nëse kanë tejkaluar kufijtë e përcaktuar në aktet përkatëse.

Ky aksion vjen në vijim të urdhrit të dhënë nga Kryeministri Edi Rama për lirimin e hapësirave publike në zonat turistike të vendit, për të garantuar një sezon të qetë dhe të rregullt për pushuesit dhe komunitetin lokal. Strukturat inspektuese do të jenë në terren çdo ditë për të mbikëqyrur zbatimin e rregullave dhe për të ndërhyrë në çdo rast shkeljeje.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit