Arbër Male: Pedanat e Pushtetit, Fatura e Bizneseve të Vogla!
Prej më shumë se dy vitesh kam qenë kundër pushtimit të hapësirave publike në Pogradec — trotuare, hapësira të gjelbra dhe rrugë që i japin frymë qytetit dhe qytetarëve.
Jam pro zhvillimit të biznesit, me taksa më të ulëta dhe kushte më të mira, por kundër tjetërsimit të hapësirave publike në dëm të komunitetit.
Shpresoj që kjo nismë të mos jetë thjesht fasadë, si herët e tjera, por e drejtë dhe e barabartë.
Sot po goditen bizneset e vogla që paguajnë taksa dhe mbajnë familje, ndërsa pedanat dhe zëniet më të mëdha të lidhura me politikën nuk preken.
Ligji duhet të zbatohet njësoj për të gjithë.
Hapësirat publike janë të të gjithëve.
Çdo biznesi qe i është marrë taksa dhe tani po i merret hapësira, Bashkia duhet ti ktheje mbrapsht paratë!

