15.3 C
Pogradec
16.2 C
Korçë
16.3 C
Bilisht
15.3 C
Ersekë
15 C
Maliq
16.7 C
Liqenas
Saturday, July 19, 2025

Devoll/ Prej një jave i humbur, familjarët kërkojnë ndihmë për gjetjen e 70-vjeçarit! Po nisej drejt Korçës më 28 qershor, u pa në terminal

- Advertisement -

Një i moshuar ka humbur në Devoll prej një jave, ndërsa familjarët apelojnë për ndihmë në gjetjen e tij.

Personi në foto është Jashar Spaho, 70-vjeç, nga fshati Pilur i Devollit, i cili ka humbur kontaktet me familjarët e tij që prej datës 28 qershor.

Sipas familjarëve, 70-vjeçari ishte nisur për të shkuar në Korçë dhe nga kontaktet që kanë pasur me të njohur ju është thënë se e kanë parë për herë të fundit në afërsi të terminalit të autobusëve.

Familjarët rastin e kanë denoncuar në komisariatin e Devollit, e gjithashtu të Tiranës, pasi kanë dyshime se ai mund të ketë lëvizur drejt kryeqytetit.
Ata sqarojnë se 70-vjeçari nuk vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe këtë veprim nuk e ka bërë asnjëherë më parë por kohët e fundit ka qenë shumë i shqetësuar për vëllanë e tij të sëmurë.

Kush ka informacion se ku ndodhet ai, mund të kontaktojë familjarët në numrat e telefonit 0696450216 dhe 0689356925.

Çdo informacion mund të jetë i vlefshëm për gjetjen e 70-vjeçarit dhe ribashkimin e tij me familjen që po e kërkon.A.Q/E.H/Shqiptarja.com

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit