Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll arrestuan në flagrancë shtetasin G. C., 54 vjeç, banues në Devoll, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e pajisur me urdhër mbrojtjeje.
Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për shtetasit:
D. M., 36 vjeç, banues në Hoçisht, pasi dyshohet se nga pakujdesia ka shkaktuar zjarr në një sipërfaqe toke me bimësi dhe nga përhapja e flakëve është djegur dhe një sipërfaqe toke e mbjellë me grurë;
M. Z., 39 vjeç, K. Xh., 30 vjeç, dhe D. B., 38 vjeç, banues në Devoll, pasi dyshohet se kanë shkelur Moratoriumin e Gjuetisë. Në fshatin Tren, gjatë kontrollit në automjetin e tyre, shërbimet e Policisë gjetën 3 qen gjahu, 2 radio si të Policisë, 2 elektrikë dore dhe një pajisje GPS, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.