15.3 C
Pogradec
16.2 C
Korçë
16.3 C
Bilisht
15.3 C
Ersekë
15 C
Maliq
16.7 C
Liqenas
Saturday, July 19, 2025

Nga: Eduart Bardhushi: “Opozita korçare me pushime verore vjeçare…”

- Advertisement -

“Opozita korçare me pushime verore… vjeçare”
Nga: Eduart Bardhushi

Korça i ka të gjitha: Kulturën, natyrën, gatimin, madje edhe një bulevard kryesor që po boshatiset si zyrat e opozitës pas zgjedhjeve të 11 majit.

Ajo që s’ka më qyteti ynë, është opozita. Jo që nuk ekziston, por është në një fazë të thellë detoksifikimi politik, diku mes plazhit të Pogradecit.

Tashmë me sa duket ka marrë, jo vetëm pushime verore, por vjeçare, ose siç thonë më të diturit: Një “pauzë reflektimi”, një pauzë që po zgjat më shumë se mandati i një kryebashkiaku.

Dikur shfaqeshin me flamuj, brohorima dhe statuse të zemëruara në Facebook. Tani hiç…qetësi absolute!
Ironia është se në vend të sfidojnë pushtetin, ata po sfidojnë vetë ekzistencën e tyre.

Asnjë reagim për rritjen e çmimeve të shportës, karburantit, për shpopullimin, për shuarjen ditë pas dite të bulevardit “Republika”…hiç!

Tashmë kur dikush përmend “rilindjen”, nuk e di më nëse i referohet Partisë Socialiste apo shpresës për një ringjallje opozitare, sepse realisht, opozita në Korçë nuk është më në opozitë. Është një pushim të zgjatur që s’i dihet data e kthimit…

Pooor mos u shqetësoni, ka akoma “shpresë”. Diku, në një kafe të qytetit, tre pensionistë po flasin ende për politikë dhe mendojnë që një ditë opozitarët do t’i marrin gjërat seriozisht. Deri atëherë pushime të mbara, se për punë… ka kohë.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit