15.3 C
Pogradec
16.2 C
Korçë
16.3 C
Bilisht
15.3 C
Ersekë
15 C
Maliq
16.7 C
Liqenas
Saturday, July 19, 2025

VKM/ Miratohet ndërtimi i centralit fotovoltaik 62 MW në Taç të Kolonjës, do të prodhojë energji për 49 vite

- Advertisement -

Këshilli i Ministrave ka miratuar ditën e sotme ndërtimin e centralit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike me kapacitet 62 megavatë, në fshatin Taç Lartë, Bashkia Kolonjë, Qarku Korçë. Ky projekt është iniciativë e shoqërisë “Fortis Energy and Construction” sh.p.k. dhe nuk është objekt koncesioni, as nuk përfiton nga masat mbështetëse.
“Miratimin e ndërtimit të centralit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike dhe veprave ndihmëse, i cili nuk është objekt koncesioni dhe nuk përfiton nga masat mbështetëse, në fshatin Taç Lartë, Bashkia Kolonjë, Qarku Korçë, nga shoqëria ‘Fortis Energy and Construction’, sh.p.k., me elementet, si më poshtë vijon:
a) Emri i aplikuesit: Shoqëria ‘Fortis Energy and Construction’, sh.p.k.;
b) NIPT/NUIS: M11821012G;
c) Tipi i centralit: Fotovoltaik;
ç) Kapaciteti i instaluar: 62MW;
d) Afati i pritshëm i vënies në punë dhe pajisja me leje ndërtimi: brenda 36 muajve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi.”-thuhet në vendim.
Në bazë të dokumentit zyrtar, koha e ndërtimit dhe pajisjes me lejen përkatëse do të zgjasë maksimumi 3 vjet, ndërsa afati i operimit të centralit është i përcaktuar për 49 vjet nga hyrja në fuqi e vendimit.
Çfarë dimë më shumë për projektin?
Projekti për ndërtimin e centralit fotovoltaik në Taç të Kolonjës është pjesë e strategjisë kombëtare për të rritur kapacitetet e energjisë së pastër dhe për të diversifikuar burimet e energjisë në vend. Kapaciteti prej 62 MW do të kontribuojë në uljen e varësisë nga burimet fosile dhe në rritjen e prodhimit të energjisë me origjinë natyrale.
Sipas dokumenteve, koha e ndërtimit është afër 3 vjet, që e bën një prej investimeve më të mëdha të energjisë fotovoltaike në rajonin e Juglindjes së Shqipërisë

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit