4.2 C
Pogradec
3.5 C
Korçë
3.6 C
Bilisht
0.9 C
Ersekë
2.6 C
Maliq
5.2 C
Liqenas
Thursday, January 15, 2026

Dy projekte turistike në Korçë, Kumbaro takim me kryebashkiakun e Chambéry, Francë

- Advertisement -

ATSH/ Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro priti në një takim Thierry Repentin, ish-ministër francez, aktualisht kryetar i bashkisë së Chambéry, qytetit më të madh të Savojës në rajonin juglindor të Francës.

Në takim ishin të pranishëm edhe përfaqësues të Agjencisë Franceze të Zhvillimit, AFD, kryetari i bashkisë Korçë, Sotiraq Filo dhe ambasadorja e Francës në Shqipëri Catherine Suard.

Në takim u diskutua për të çuar përpara dy projekte të mëdha turistike në Korçë; zhvillimin e masterplanit të Turizmit të Qëndrueshëm në rajonin e Korçës dhe trajnimet profesionale në turizëm, nëpërmjet të cilit është ndërmarrë një projekt pilot me kampusin “Campus des Metier des qualifications d’Excellence” të Nisës.

“Pas marrëveshjes mes qeverisë së Shqipërisë dhe qeverisë së Francës arritur gjatë vizitës së presidentit Emmanuel Macron në Tiranë, ky hap shënon nisjen e punës për përmbushjen e ambicieve tona në zhvillimin e praktikave të qëndrueshme të turizmit që kanë në zemër mbrojtjen e mjedisit, trashëgimisë kulturore dhe vlerave të komunitetit”, tha Kumbaro në një postim në rrjetet sociale. /j.p/

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit