Rasti i parë i murtajës së deleve dhe dhive është shfaqur në fshatin Shkozë të Bashkisë Maliq, aty ku shërbimi veterinar ka evidentuar një tufë të infektuar me këtë virus. Pas daljes së analizave laboratorike, ka nisur asgjësimi i 190 krerëve, ndërsa 20 të tjera kanë ngordhur. Për shkak se fshati ndodhet në një terren të vështirë malor, ku nuk mund të futen kamionët për ngarkimin e deleve të asgjësuara, po bëhet groposja e tyre në një zonë të kontrolluar. Dyshohet se përhapja e virusit ka ardhur pasi pronari i tufës së fundit kishte blerë disa dhi të reja nga një zonë tjetër.
Në fshatin Shkozë, pas evidentimit të rastit të parë në rrethin e Maliqit, ka mbërritur për inspektim edhe kryebashkiaku Gëzim Topçiu, i cili u shpreh se në mbështetje të shërbimit veterinar është ngritur një task-forcë që po monitoron situatën për të shmangur përhapjen e virusit. Ndërkohë, janë marrë kontakte edhe me Ministrinë e Bujqësisë për të gjetur mënyra për të mbështetur fermerët e prekur.
Sinkron – Gëzim Topçiu (Kryetar i Bashkisë Maliq)
Ndërkaq, shërbimi veterinar ka zgjeruar deri në 10 km zonën ku po kryen kontrolle të shumta. Ndërsa aktualisht, edhe pse Shkoza është një fshat me shumë tufa delesh, nuk dyshohet të ketë raste të tjera të PPR-së , ndërsa autoritetet apelojnë për ndalimin e lëvizjeve të tufave me bagëti.