15.3 C
Pogradec
16.2 C
Korçë
16.3 C
Bilisht
15.3 C
Ersekë
15 C
Maliq
16.7 C
Liqenas
Saturday, July 19, 2025

Maliq/ “Medea” çel festivalin ndërkombëtar të monodramës “Albamono”!

- Advertisement -

Ka nisur edicioni i 21-të i Festivalit Ndërkombëtar të Monodramës “Albamono”

Festivali ndërkombëtar i monodramës Albamono,në edicionin e tij të 21-të, ka çelur siparin me veprën klasike të antikitetit “Medea” në pallatin e kulturës,Maliq,Dhimitër Orgocka.
Kjo shfaqje e njohur është vlerësuar me çmime të para në dy festivale të rëndësishme: në Festivalin e Korinthit dhe në Festivalin e të Rinjve në Berat, ku ka triumfuar në të gjitha kategoritë.

Për një javë,publiku vendas dhe i huaj do të ketë mundësinë të ndjekë nga afër tetë shfaqje të ndryshme,me tematika aktuale dhe historike, të interpretuara nga aktorë shqiptarë dhe ndërkombëtarë.
Në këtë festival të veçantë i cili do të shtrihet në qytetin e Maliqit dhe Pogradecit,marrin pjesë artistë nga Ukraina (Kievi), Kroacia, Polonia, Maqedonia e Veriut, Greqia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët do të konkurrojnë për çmimin e shfaqjes më të mirë.
Drejtori i festivalit, z. Festim Tomorri, theksoi se gjeografia e pjesëmarrësve zgjerohet çdo vit, duke e kthyer “Albamono”-n në një pikë takimi të rëndësishme për teatrin ndërkombëtar.

Aktorët e huaj kanë shprehur emocionet dhe entuziazmin e tyre për pjesëmarrjen në këtë ngjarje artistike unike.

Festivali Albamono, i themeluar nga artisti i njohur Dhimitër Orgocka, pritet të përmbyllet më 30 qershor, datë në të cilën do të ndahen edhe çmimet kryesore: për regjisorin më të mirë, aktorin më të mirë dhe monodramën më të mirë.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit