ATSH/ Në Korçë janë instaluar tre stacione meteorologjike moderne me sensorë digjital për të ndihmuar fermerët në prodhimin e mollëve e qershive.
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, ka mbështetur këtë projekt që është realizuar në bashkëpunim me GIZ dhe Qendrën e Transferimit të Teknologjive në Korçë, për të
Synimi është përmirësimi i cilësisë së produkteve dhe përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike, duke promovuar bujqësinë e zgjuar.
Përfitimet kryesore nga këto stacione janë informacionet që iu jepen fermerëve për: Përshtatjen ndaj klimës; Parandalimin e sëmundjeve; Përmirësimin e kushteve të punës; Reduktimin e pesticideve dhe kostove.
GIZ do ta zgjerojë këtë nismë edhe në Dibër, me tre stacione të reja së shpejti.
Me mbështetjen e bazuar në të dhëna dhe teknologji, MBZHR synon fuqizimin e komunitetit lokal për të përballuar më mirë sfidat që sjellin ndryshimet klimatike.
Rajoni juglindor me epiqendër Korçën, vitet e fundit ka shënuar një kthesë historike në eksportet e mollëve, e njohur si zona që kultivon masivisht këtë pemë frutore me shije dhe cilësi të veçantë.
Sot eksporti i mollëve është i shtrirë drejt tregjeve me vlerë të lartë të BE-së, si Bullgari, Greqi, Çeki, Austri, Gjermani, Norvegji etj. Ndërsa harta e eksportit të mollëve “Made in Albania” po shënon zgjerim.