Këta janë minatorët që kërkojnë një pension dinjitoz. Sepse jeta e tyre është vështirësuar.
Pensionet janë të ulëta.
Çmimet në treg janë të larta.
Ilaçet janë të shtrenjta.
Ne nuk kërkojmë lëmoshë nga qeveria!
Ne kërkojmë pension si europianët!
Taksat për pensionistët janë të papërballueshme, qoftë për ujin, qoftë për energjinë elektrike.
Është turp që një pensionist të paguajë 20% për dritat e ujin, ndërkohë që të tjerët në administratë “agallarët e ujësjellësit” çdo mëngjes shkojnë dhe vijnë 3 kilometra me furgon pa pyetur për ulje tarifash, ndërkohë që çmimi i ujit të pijshëm vetëm rritet.
Unë, Kornti, si pjesë e kësaj jete, i rritur në këtë vend, me qindra hidrocentrale që po ndërtohen dhe miliona që fitohen (vetëm katër në Mokrën time), pyes:
Pse mbështesni hotelet me 5 yje dhe nuk mbështesni këtë shtresë që meriton jetë më të gjatë dhe më të dinjitetshme?
Para dy ditësh ndërroi jetë minatori pensionist K. M., i cili u largua nga kjo botë për shkak të një sëmundjeje. U nis për t’u kuruar në Itali, sepse në shtetin e tij nuk mundi të gjente shërimin.
I përjetshëm qoftë kujtimi yt, Kurt.
22 vite në minierë…
Këta janë minatorët që çdo muaj paraqiten te mjeku i familjes, të sëmurë, të dobësuar, e që nuk marrin dot as ilaçet që u takojnë.
Të dashur minatorë, të përsekutuar në emër të demokracisë për një rrogë minimale, sot prisni me sytë nga qielli. Sepse edhe fëmijët që dikur ju ndihmonin, nuk ju ndihmojnë më.
Zotërinj të pushtetit, a po dëgjoni?