KORÇË– Në Gjykatën e Shkallës së Parë në Korçë u zhvillua masa e sigurisë për policët e Kapshticës të arrestuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore si dhe për trafikantin e drogës Valmir Balliu, i cili u kap duke transportuar me automjetin e tij 6 kilogramë heroinë.
Katër efektivët të cilët nuk ushtruan kontrolle ndaj automjetit ku ishte fshehur 6 kg heroinë janë lënë të lirë, por Gjykata e Korçës i pezulloi nga detyra. Në seancën që zgjati 4 orë e 20 minuta, Gjykata la në fuqi masën arrest me burg për trafikantin Balliu.
Efektivët e pezulluar nga detyra
1.N/komisar Ylli Dushku me detyre Përgjegjës Turni në Kapshticë
2.Inspektor Franc Bylyku me detyrë N/specialist kontrollor në Kapshticë
3.Inspektor Lirim Hymetllari me detyre Trupe shërbimi në Kapshticë
4.Inspektor Denion Myteberi me detyre Trupe shërbimi kontroll vija e dyte në Kapshticë

