1.5 C
Pogradec
0.3 C
Korçë
-0.1 C
Bilisht
-1.2 C
Ersekë
-0.7 C
Maliq
1.1 C
Liqenas
Thursday, January 15, 2026

Ministri Limani në Korçë, bashkëpunim për një korridor të integruar turistik ndërballkanik

- Advertisement -

ATSH/ Kryetari i Bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo, me rastin e hapjes zyrtare të sezonit turistik, priti ministrin e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë të Maqedonisë së Veriut, Fatmir Limanin.

Gjatë takimit Filo dhe Limani diskutuan mundësitë për forcimin e bashkëpunimit në fushat sociale dhe shërbimet për komunitetin, ku ministri vlerësoi edhe transformimin dhe zhvillimin e qëndrueshëm të Korçës. U theksua gjithashtu se bashkëpunimi rajonal është rruga e vetme drejt zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik dhe kulturor, duke vlerësuar marrëdhëniet historikisht të mira ndërmjet dy vendeve dhe potencialin e madh të rajonit për projekte të përbashkëta.

Sipas ministrit maqedonas, Korça, Ohri, Struga dhe rajonet përreth ofrojnë një mundësi reale për krijimin e një korridori të integruar turistik ndërballkanik, që mund të shërbejë si model i bashkëpunimit mes vendeve fqinje dhe të nxisë zhvillimin lokal në të dy anët e kufirit.

Ministri Fatmir Limani beri të ditur se po shqyrtohet mundësia e hapjes së një konsullate të Maqedonisë së Veriut në Korçë, si një hap konkret për intensifikimin e bashkëpunimit dypalësh. Limani është një nga ministrat shqiptarë në qeverinë maqedonase, i angazhuar për bashkëpunim institucional dhe projekte të përbashkëta.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit