8.4 C
Pogradec
9.2 C
Korçë
8.4 C
Bilisht
7.6 C
Ersekë
8.8 C
Maliq
8.9 C
Liqenas
Friday, January 16, 2026

Digjen dy automjete në Sovjan, ja dyshimet e para…

- Advertisement -

Maliq – Dy mjete janë djegur mëngjesin e sotëm në fshatin Sovjan të bashkisë Maliq. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se njëri prej mjeteve është djegur plotësisht, ndërsa mjeti tjetër pjesërisht, ku mund të ketë marrë flakë nga përçjellja e telave të energjisë elektrike që kishte në afërsi.

Nga ana e policisë nuk përjashtohet pista e një zjarrvënieje të qëllimshme sa i përket mjetit të djegur plotësisht. Që prej mëngjesit të sotëm, po merren në pyetje banorët, si edhe po bëhet krehja e zonës për të parë nëse ka kamera sigurie që do të zbardhin ngjarjen.

Burime bëjnë me dije se pronari i mjetit të djegur plotësisht mohon të ketë konflikte, megjithatë dyshimet për zjarrvënie të qëllimshme janë ende si pistë hetimi.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit