-1.6 C
Pogradec
-3 C
Korçë
-3.6 C
Bilisht
-4.1 C
Ersekë
-3.2 C
Maliq
-1.9 C
Liqenas
Wednesday, January 14, 2026

Ekspozita “ Arti i Barabarti” çelet në Galerinë e Arteve Digjitale Korçë, fokusi gjithëpërfshirja dhe diversiteti si vlera të shoqërisë…

- Advertisement -

Në mbrëmjen e 30 majit, Galeria e Arteve Digjitale në Korçë hapi dyert për një ngjarje të veçantë kulturore dedikuar fëmijëve: premiera e shfaqjes multimediale 360° “Arti i barabarti”, bazuar në librin me të njëjtin titull të autorit Gentian Minga dhe ilustrueses Ema Bregu. Shfaqja, e cila sjell për herë të parë në këtë galeri një vepër të frymëzuar nga një libër për fëmijë, ka në fokus gjithëpërfshirjen dhe diversitetin si vlera thelbësore të shoqërisë.

“Arti i barabarti” është një rrëfim për të gjithë pa asnjë përjashtim. Me një gjuhë të thjeshtë dhe mesazhe të thella, fton të vegjlit dhe të rriturit të reflektojnë mbi rëndësinë e pranimit të tjetrit, pavarësisht pamjes, bindjeve apo origjinës.

Gentian Minga, autor i librit, u shpreh se kjo iniciativë vjen si një mënyrë për të sjellë më pranë fëmijëve një projekt që fillimisht ishte shpërndarë në mënyrë të kufizuar. Kjo shfaqje është një formë moderne dhe tërheqëse për të përcjellë idetë e përfshirjes dhe tolerancës.

Në këtë projekt ka kontribuar edhe autorja britanike Alice Taylor, e cila përshtati librin në anglisht dhe ndau emocionet e saj për këtë eksperiencë unike.

Shfaqja “Arti i barabarti” do të qëndrojë e hapur në Galerinë e Arteve Digjitale Korçë dhe është një mundësi unike për të gjithë fëmijët dhe familjet e tyre të përjetojnë një formë të re dhe përfshirëse arti.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit