4 C
Pogradec
4.4 C
Korçë
3.5 C
Bilisht
3.5 C
Ersekë
3.7 C
Maliq
4.3 C
Liqenas
Wednesday, December 10, 2025

Një pikë tjetër për artin. Xhakolli: Në Drilon do të krijojmë këndin e piktorëve…

- Advertisement -

Ilir Xhakolli/Në Drilon do krijojmë këndin e piktorëve

Kryebashkiaku i Pogradeci tha se së shpejti të gjithë piktorët e Pogradecit do të kenë këndin e tyre të veçantë për të shitur veprat e tyre. Një hapsirë e tillë do të mundësohet në qendrën e re të vizitorëve në Drilon ku çdo piktor do ketë mundësinë të shfrytëzojë falas ambientet për të shitur pikturat e tyre tek vizitorët.

Këtë Xhakolli e bëri me dije teksa vizitoi atelienë e piktorit pogradecar Gentian Zeka në fshatin Rrëmenj:

Gentian Zeka është prej atyre piktorëve i cili me punën e tij jo vetëm na bën krenarë por e promovon Pogradecin në dimensione të ndryshme. Pata kënaqësinë të zhvilloja një vizitë në studion e tij në fshatin Rëmenj ku autori ka zgjedhur që të mos lëvizë nga vendlindja e tij dhe ta zhvillojë jetën artistike me Pogradecit dhe Rëmenjit. Zeka është autor i dhjetra ekspozitave kombëtare e ndërkombëtare, duke i treguar botës se arti në Pogradec është pjesë e pandarë e prëditshëmërisë e se Pogradeci, natyra, fshatrat e tij, janë Muza frymëzimi për piktorët, artistët dhe shkrimtarët. Do punojmë që së shpejti ti mundësojmë një studio në qytet Gentit, ashtu si në Qendrën e re të Vizitorëve në Drilon do të krijojmë një kënd të veçantë vetëm për piktorët të cilët do të kenë mundësinë të shesin veprat e tyre.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit