E Fundit/ Aksident i frikshëm në afërsi të Udënishtit, mjeti përfundon në korsinë e biçikletave…

- Advertisement -

Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në aksin rrugor Lin – Pogradec, ku një automjet ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafikndarësit. Si pasojë, ka kaluar në korsinë e biçikletave duke shkaktuar dëme të shumta materiale.

Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë lagështia në rrugë dhe humbja e kontrollit të mjetit.

Aktualisht raportohet se nuk ka të dëmtuar. Drejtuesi i automjetit ka qenë duke udhëtuar i vetëm dhe, pas aksidentit, është transportuar në spital për kontroll, por pa dëmtime.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit