-1.6 C
Pogradec
-3 C
Korçë
-3.6 C
Bilisht
-4.1 C
Ersekë
-3.2 C
Maliq
-1.9 C
Liqenas
Wednesday, January 14, 2026

Sulmuesi i Skënderbeut surprizon me të ardhmen, largohet nga Korça dhe firmos me kampionët e…

- Advertisement -

Liridon Balaj zyrtarisht largohet nga Skënderbeu dhe firmos me Dritën. Sulmuesi ka surprizuar duke u larguar nga Korça, edhe pse kishte kontratë deri në vitin 2027. Balaj shton forcat e Dritës në sulm. Kampionët e Kosovës po përgatiten për turin e parë të Ligës së Kampioneve.

Sulmuesi anësor ka firmosur kontratën e re të vlefshme për dy vitet e ardhshme dhe është vendosur menjëherë nën urdhërat e trajnerit Ramadani. 25-vjeçari rikthehet kështu në Kosovë ku nisi karrierën me Besën e Pejës para 7 viteve.

Njoftimi i Dritës:

“Liridon Balaj është përforcimi ynë më i ri. Kemi knaqësinë të ju prezentojmë përforcimin tonë më të ri, sulmuesin Liridon Balaj.

Balaj është zyrtarizuar nga drejtori sportiv i klubit z. Valon Zymberi i cili njoftoi se marrëveshja është arritur që Balaj të jetë me ne për dy vitet e ardhshme.

Balaj luan në poziten e sulmuesit të krahut të djathtë dhe së fundmi ishte pjesë e ekipit të Skenderbeut nga Shqipëria.

Liridoni si i ri ishte pjesë e ekipit të KF Besa nga Peja dhe në sezonin 2018/19 u largua në drejtim të futbollit zvicrran ku për disa vite ishte pjese e ekipeve si FC Aarau dhe FC Schaffhausen gjithashtu për një kohë ka luajtur edhe në futbollin belg. Balaj do të jetë një forcë e re e ekipit dhe i dëshirojmë shume suksese së bashku. Mirë se vjen Bala”./panorama.sport

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit