0.6 C
Pogradec
-0.9 C
Korçë
-1.3 C
Bilisht
-3.1 C
Ersekë
-1.6 C
Maliq
0.1 C
Liqenas
Thursday, January 15, 2026

Për të 29-in vit “Netët Korçare të Poezisë”! Poetët nga disa shtete u mblodhën në Korçë…

- Advertisement -

Korça është kthyer sërish këtë fundjavë në kryeqendrën e poezisë bashkëkohore, me nisjen e edicionit të 29-të të Netëve Korçare të Poezisë, një festival ndërkombëtar që mbledh autorë dhe poetë nga vende të ndryshme të botës.

Në këtë edicion marrin pjesë poetë nga Italia, Greqia, Franca, si dhe për herë të parë, nga Izraeli, duke e zgjeruar edhe më tej spektrin kulturor dhe gjuhësor të festivalit.

Gjatë ditëve të festivalit janë parashikuar një sërë aktivitetesh kulturore: panele letrare, interpretim poetik në pika të ndryshme të qytetit dhe një akt simbolik, mbjellja e një peme në Parkun e Poetëve, në nderim të trashëgimisë së fjalës së shkruar.

Të pranishmit kanë ndarë emocionet e tyre për pjesëmarrjen në këtë ngjarje poetike, ku për disa autorë është hera e parë që marrin pjesë në një festival të këtij formati në Shqipëri.

Pierre Ech-Ardour

“Kjo është hera e parë që unë vij në Shqipëri, e sigurisht në Korçë. Jam shumë i lumtur që jam këtu dhe falënderues që më kanë ftuar në këtë aktivitet. E vizitova pak qytetin në ecje këtë pasdite dhe më bëri përshtypje që kishte shumë të rinj, por edhe shumë të moshuar, si një miksim. Më e rëndësishme për mua është paqja, dhe këtë mesazh dua të jap sot.”

Mbrëmja e parë u çel me prezantimin e poetëve pjesëmarrës, leximin e disa prej krijimeve të tyre, muzikë dhe degustim të gatimeve tradicionale. Ndërsa në mbrëmjen e dytë, që mbyll festivalin, do të ndahen edhe çmimet vlerësuese për poezinë më të spikatur dhe poetët më të mirë të këtij edicioni.

Netët Korçare të Poezisë janë tashmë një kompeticion i konsoliduar ndërkombëtar, që e kthen qytetin e Korçës në një hapësirë frymëzimi dhe reflektimi poetik, duke promovuar kulturën, dialogun dhe artin përmes fjalës së shkruar.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit