8.4 C
Pogradec
9.2 C
Korçë
8.4 C
Bilisht
7.6 C
Ersekë
8.8 C
Maliq
8.9 C
Liqenas
Friday, January 16, 2026

Skandal në pazarin e vjetër të Korçës: procedohen penalisht tre persona pas publikimit të një videoje të turpshme

- Advertisement -

Skandal në pazarin e vjetër të Korçës: procedohen penalisht tre persona pas publikimit të një videoje të turpshme

Një ngjarje e pazakontë ka trazuar opinionin publik në Korçë, pas përhapjes së një videoje nëpërmjet rrjeteve sociale dhe telefonave të qytetarëve, ku shfaqen dy persona të moshuar duke kryer veprime të turpshme në publik, ndërsa ngjarja filmohet nga një vajzë e mitur.

Policia e Komisariatit të Korçës ka reaguar menjëherë pas sinjalizimit dhe ka identifikuar personat e përfshirë. Sipas burimeve zyrtare:

“Është proceduar penalisht në gjendje të lirë një shtetase e mitur 16 vjeçe, me inicialet O.D., e cila ka qenë autorja e xhirimit të videos. Ndaj saj rëndon akuza për ‘pornografi’. Ndërkohë janë proceduar edhe dy shtetas të tjerë, konkretisht një femër me inicialet I.R. dhe një mashkull i moshuar me inicialet M.G., ndaj të cilëve rëndon akuza për ‘veprime të turpshme në publik’.”

Ngjarja ka ndodhur në zonën e pazarit të vjetër të qytetit të Korçës, ndërsa vajza e mitur, pas identifikimit nga policia, ka pranuar autorësinë e videos.

Ky incident ngre shqetësime serioze mbi shkeljen e normave morale dhe etike në publik, si dhe përfshirjen e të miturve në situata të papërshtatshme që më pas përhapen me shpejtësi në rrjet. Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të mos shpërndajnë materiale të tilla dhe të respektojnë privatësinë dhe ligjin. Hetimet mbi ngjarjen vijojnë.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit