4.4 C
Pogradec
4.8 C
Korçë
5.2 C
Bilisht
3.3 C
Ersekë
3.3 C
Maliq
6 C
Liqenas
Wednesday, February 18, 2026

Nxënësit e Maliqit mësojnë për Rrëqebullin dhe biodiversitetin, edukim në natyrë për Ditën Botërore të Biodiversitetit

- Advertisement -

Në kuadër të Ditës Botërore të Biodiversitetit, Administrata Rajonale e Zonave të Mbrojtura Korçë, në bashkëpunim me organizatën mjedisore PPNEA, organizoi një aktivitet edukativ me nxënësit e shkollave në fshatrat Strelcë dhe Mesmal të bashkisë Maliq.

Dita Botërore e Biodiversitetit, në fshatrat Strelcë dhe Mesmal në bashkinë e Maliqit.
Në bashkëpunim me organizatën mjedisore PPNEA, zhvilluam orët e edukimit mjedisor, gjatë së cilave nxënësit eksploruan rëndësinë e ruajtjes së mjedisit të përbashkët. Ata morën dije të vlefshme nga ekspertët për ekosistemet në vend dhe Rajonin e Ballkanit, të cilat janë habitate të shumë kafshëve të egra dhe të rralla.
🐆 Rrëqebulli i Ballkanit, vetmitari i pyjeve që është evidentuar nga kamert kurth në zonën e Valamarës, zgjoi kureshtjen dhe dashurinë e fëmijëve për natyrën dhe kafshët. 🌲🌼
Administrata Rajonale e Zonave të Mbrojtura Korçë

Fëmijët patën mundësinë të mësojnë nga afër për speciet e rralla që popullojnë pyjet shqiptare, duke përfshirë edhe rrëqebullin e Ballkanit – një simbol i biodiversitetit të rrezikuar në rajon. Aktiviteti synoi të mbjellë ndjeshmërinë e brezit të ri për ruajtjen e natyrës, përmes njohjes, përvojës dhe përfshirjes direkte në edukimin mjedisor.

Përmes këtij angazhimi, autoritetet mjedisore dhe organizatat partnere përcjellin mesazhin e qartë se ruajtja e biodiversitetit nuk është vetëm një detyrë institucionale, por një vlerë që duhet të përçohet te çdo fëmijë, në çdo fshat, në çdo cep të Shqipërisë.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit