19.9 C
Pogradec
20.1 C
Korçë
19.6 C
Bilisht
19.7 C
Ersekë
19.1 C
Maliq
20.5 C
Liqenas
Saturday, June 27, 2026

Maliq/ Rrëzohet nga ballkoni një fëmijë 2 vjeç, shpëton mrekullisht…

- Advertisement -

Një ngjarje e rëndë, fatmirësisht pa pasoja fatale, është regjistruar në fshatin Kamenicë të njësisë administrative Libonik në Maliq. Një fëmijë 2-vjeç ka rënë aksidentalisht nga ballkoni i katit të dytë të banesës dhe ka pësuar dëmtime fizike.

“Më datë 21.05.2025, një shtetas i mitur 2 vjeç, ka rënë aksidentalisht nga ballkoni i katit të dytë të banesës në fshatin Kamenicë dhe për pasojë është dëmtuar. Aktualisht po merr mjekim në spital, jashtë rrezikut për jetën.”

Menjëherë pas ngjarjes, familjarët kanë njoftuar shërbimet e urgjencës, të cilat e kanë transportuar të miturin në spitalin rajonal të Korçës, ku ai po trajtohet nën kujdesin e mjekëve.

Policia ka nisur një hetim paraprak për të dokumentuar rrethanat e ngjarjes dhe për të vlerësuar përgjegjësinë eventuale në lidhje me kushtet e sigurisë së banesës. Gjendja shëndetësore e fëmijës raportohet e stabilizuar.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit