Një tjetër rast i drejtimit të mjetit nën efektin e alkoolit është konstatuar nga Policia Rrugore në Korçë. Një 32-vjeçar nga fshati Dolan ka përfunduar në prangat e Policisë, pasi u kap në flagrancë duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, duke rrezikuar veten dhe të tjerët në rrugë.
Operacioni është kryer nga Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor, të cilët kanë ndërhyrë menjëherë për ndalimin e drejtuesit të mjetit dhe shoqërimin e tij për veprime të mëtejshme procedurale.
Teksti i plotë i njoftimit të Policisë:
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin R. A., 32 vjeç, banues në fshatin Dolan, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Policia Rrugore apelon për respektim të rregullave të qarkullimit dhe nënvizon se do të vijojë kontrollet intensive për të parandaluar aksidentet dhe sjelljet e rrezikshme në rrugë.

