17.3 C
Pogradec
17.8 C
Korçë
17.3 C
Bilisht
16.7 C
Ersekë
17 C
Maliq
18 C
Liqenas
Friday, June 12, 2026

Shqipëri-Francë, nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi në energji dhe memorandum mirëkuptimi për turizmin në Korçë

- Advertisement -

TIRANË, 17 maj/ATSH/ Pas takimit midis Kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit francez Emmanuel Macron, në praninë e tyre u shkëmbyen marrëveshjet e bashkëpunimit në fushën e energjisë, si dhe u nënshkrua Memorandumi i mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim për krijimin e një projekti gjithëpërfshirës për turizmin e qëndrueshëm në rajonin e Korçës.

Kryeministri Edi Rama mikpriti sot në zyrën e tij, Presidentin e Francës Emmanuel Macron, në ditën e dytë të vizitës së tij në Tiranë, në kuadër të Samitit të gjashtë të Komunitetit Politik Europian.

Ndërkohë, dje u nënshkrua deklarata e bashkëpunimit për Planin e Veprimit për Inovacionin Francë-Shqipëri.

Këto marrëveshje realizohen në kuadër të forcimit të bashkëpunimit mes vendeve.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit