Godet me gur një të ri, procedim penal për 44-vjeçarin në Korçë
Korçë – Një konflikt mes dy shtetasve ka përfunduar me ndërhyrjen e Policisë dhe nisjen e procedimit penal ndaj një 44-vjeçari.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka filluar procedimi penal për shtetasin D. M., 44 vjeç, banues në Korçë.
Ky shtetas dyshohet se ka goditur me gur një 21-vjeçar, duke i shkaktuar dëmtime. Rrethanat e ngjarjes janë ende në hetim, ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

