6 C
Pogradec
5.8 C
Korçë
7.9 C
Bilisht
3.7 C
Ersekë
5.2 C
Maliq
7.3 C
Liqenas
Thursday, January 15, 2026

Departamenti i Menaxhimit organizoi “Javën e sipërmarrjes” e cila kishte qëllim njohjen e studenteve me praktikat e bizneseve në tregun e punës.

- Advertisement -

💫Departamenti i Menaxhimit organizoi “Javën e sipërmarrjes” e cila kishte qëllim njohjen e studenteve me praktikat e bizneseve në tregun e punës.

ℹ️Në kuadër të kësaj jave stafi dhe studentët u angazhuan në një sërë veprimtarish, ku veçojmë workshopin me temë: “Sipërmarrja dhe inovacioni”. Të ftuar ishin përfaqësues të biznesit që operon në rajonin e Korçës, znj. Diana Naumi, znj. Lirika Pojani dhe z. Erald Fejzulla, si dhe ekspertja e biznesit, znj. Ada Përmeti dhe dr. Eriseld Kalemaj.

📁Ata zhvilluan një diskutim të frytshëm me studentët, të cilët treguan interes dhe bënë pyetje në lidhje me sipërmarrjet e suksesshme, arritjet, sfidat, dhe problematikat me të cilat mund të përballen sot bizneset.

Studentët e programeve të studimit “Menaxhim”, “Informatikë Biznesi”, “Financë- Kontabilitet” punuan si ekip dhe realizuan idenë e startup-it “Prodhimi i çantave artizanale me motive tradicionale korçare”.

Gjithashtu, po me rastin e Javës së sipërmarrjes, studentë të programeve të studimit “Menaxhim dhe Financë- Kontabilitet morën pjesë në workshop-in me temë: “Një krahasim i ekosistemeve të startup- ve në Korçë, Tiranë dhe Gjermani. Ky workshop u organizua në kuadër të projektit “Sipërmarrja dixhitale dhe startup- et” me Hochschule Koblenz, Gjermani dhe Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës dhe u zhvillua në mjediset e Korca Innovation Hub.

Java vijoi me vizitat e studentëve në bizneset e qytetit.

Fakulteti i Ekonomisë – UNIKO

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit