Ka nisur ditën e sotme shpërndarja e materialeve zgjedhore në 7 KZAZ-të e qarkut të Korçës, përkatësisht për 422 qendra votimi. Aktualisht, procesi ka nisur pa problematika, teksa komisionet zonale të administrimit të zgjedhjeve po administrojnë kutitë e votimit së bashku me fletët e votimit, vulat, kamerat e qendrave të votimit dhe pajisjet PEI. Shpërndarja e tyre në qendrat e votimit pritet të kryhet ditën e shtunë, një ditë para zgjedhjeve parlamentare.

