Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq kanë referuar materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, ku ka nisur procedimi penal ndaj shtetasit A. Xh., i cili u kap në flagrancë duke kryer punime ndërtimi pa lejen përkatëse.
Njoftimi zyrtar i Policisë së Shtetit:
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin A. Xh., banues në fshatin Pojan, pasi u konstatua duke kryer punime ndërtimi pa leje, në territorin e këtij fshati. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.”
Policia vijon kontrollet në territor me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë në fushën e ndërtimit dhe u bën thirrje qytetarëve të respektojnë ligjin dhe të pajisen me lejet përkatëse për çdo veprim ndërtimor.

